8.5 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Kasolli zbulon gabimin e Qeverisë: Dje tatimin e ulët për pagën deri 250 euro, si mund të ketë pagë 250 euro kur ajo sot u bë 350

- Advertisement -

Analisti Afrim Kasolli ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë Kurti për të rritur pagën minimale.

Ai ka kritikuar logjiken ekonomike të qeverisë në lidhje me këtë vendim.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kasolli ka shkruar se ka kontradikta logjike në vendimin në fjalë.

“Nuk jam i sigurte plotesisht mbi logjiken ekonomike te disa vendimeve te fundit te Qeverise sa i perket tatimit ne paga dhe pragut te pages minimale. Kete mbase do ta shpjegojne eskepertet, por po verehen disa kontradikta ne kete zallamahi elektorale. Ministri i Finacancave Hekuran Murati, ne njeren ane po e kumton lajmin se “paga minimale e re bëhet 350 euro/muaj”, por ne anen tjeter, ka deklaruar perfafersisht se “tatimi është hequr per pagen deri në 250 euro, sa ishte 80 euro deri me tani”. Mirëpo nje gje e tille duket alogjike. Sepse nese paga mininale tash e tutje do te jete 350 euro, atehere ky vendim per lirim nga tatimi ne page nuk ka vlere, sepse nuk mund te kete page 250 euro, pasi ajo minimale do jete 350 euro”, ka shkruar Kasolli.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit