Lekaj: Qeveria Kurti është qeveri anti-UÇK

- Advertisement -

Ish-deputeti i Aleancës, Pal Lekaj, e ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti në raport me ish-krerët e UÇK-së.

Ai ka bërë me dije se kjo qeveri është anti-UÇK.

Në profilin e tij në Facebook, Lekaj ka shkruar se Qeveria Kurti ka bërë vetëm deklarata në raport me aktgjykimin dënues ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

“KJO QEVERI ËSHTË ANTI-UÇK! Ka kaluar tashmë një javë nga aktgjykimi ndaj krerëve të UÇK-së. Një javë. Shtatë ditë. Dhe çfarë kemi parë nga Qeveria e Kosovës përtej deklaratave politike? Ku janë veprimet konkrete institucionale? Në një prej momenteve më të rënda për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, institucionet tona do të duhej të ishin në mobilizim të plotë politik, juridik dhe diplomatik”, ka shkruar ai.

Ai ka treguar për hapat që do të duhej t`i ndërmerrte shteti i Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit