1.8 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

Kartelat për të punësuarit në KEK, Çitaku-Kurtit: Mjerim i promovuar si arritje, ky pushtet e do qytetarin e nënshtruar

- Advertisement -

Ditën e djeshme, Kryeministri Albin Kurti ishte i pranishëm bashkë me Ministren Artane Rizvanolli në Termocentralin Kosova B, ku Kurti shpërndau disa “kartela” për punëtorët e rinj në Divizionin e Qymyrit. Lidhur me këtë ka reaguar Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku e cila ka thënë se kjo është veçse një “farsë e mjerë”.

Në një postim në Facebook, Çitaku e PDK-së thotë se ky është mjerim i promovuar si arritje.

“Lëvizja VV dhe A.K. – Mjerim i Promovuar si Arritje Lëvizja VV dhe A.K. paskan organizuar një ceremoni publike, me synimin e promovimit të punësimit të disa punëtorëve të rinj në Korporatën e Martinit dhe Nagipit. Kjo përpjekje për vetëlavdërim nuk është gjë tjetër veçse një farsë e mjerë”, shkruan Çitaku në Facebook.

Sipas saj, “është ironike që pikërisht VV-ja dhe Albin Kurti që kanë sabotuar çdo projekt zhvillimor në fushën e energjetikës, po tentojnë të promovojnë një “arritje” të tillë.”

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së thotë se ajo që don ky pushtet është të jetë qytetari i dorëzuar e i nënshtruar, e që pranon lëmoshën si sukses.

“Të nejtit kanë luftuar ashpër, dhe jo rrallë edhe dhunshëm, kundër projekteve që do të siguronin pavarësinë energjetike të Kosovës, duke filluar nga Kosova e Re, e deri tek gazsjellësi i sponzorizuar nga SHBA-të. Projekte që, po të ishin realizuar, sot do të garantonin siguri energjetike dhe çmime më të ulëta të energjisë për të gjitha familjet e Kosovës”, shkruan mes tjerash Çitaku.

“Mos realizimi i këtyre projekteve, e ka bërë Kosovën të varur nga pazaret e matrapazëve si Nagipi e Martin. Ajo që don kjo kastë udhëheqëse është qytetarin e dorëzuar e të nënshtruar, që pranon lëmoshën si sukses. Kosova nuk dorëzohet. Kosova meriton dhe mundet shumë më mirë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit