Kur ka reshje shiu, kanalizimi del në sipërfaqe dukshëm më shumë.
Megjithëse, temperaturat e larta vende-vende e thajnë më pas atë.
Madje, përgjatë asaj rrjedhe, familjarë, pacientë e staf shëndetësorë e përshkojnë këtë rrugë edhe si trupim, por edhe për t’u ushqyer në disa nga lokalet që gjenden këndejpari në QKUK.
Për më keq, edhe mbeturinat kanë zënë vend në zemër të spitaleve kryesore të vendit, e ku në hapësirë të gjelbër edhe mirëmbajtja mungon.
Një gjë e tillë ndodh, është pothuajse në çdo verë në vitet e fundit, pa ndonjë përmirësim.
Pacientët që kalojnë kah kjo zonë thonë se kjo gjendje nuk i shkon një qendre spitalore. andaj kërkojnë rregullimin e këtij ambienti të jashtëm sikur edhe mirëmbajtjen e tij.
Klan Kosova lidhur me këtë problematikë ka dërguar pyetje gjatë ditës në QKUK se kur do të intervenojnë në këtë perimetër, por pa ndonjë përgjigje deri më tani.






