Sipas njoftimit, mostrat e qumështit “Vita” nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe as vaj palme.
Po ashtu, kompania ka bërë të ditur se pas takimit të sotëm me përfaqësues të fermerëve dhe ministrinë përkatëse, është arritur marrëveshje e përkohshme për vazhdimin e grumbullimit të qumështit nga fermerët, deri në publikimin e rezultateve të plota të analizave më 13 korrik.
“Vita” ka theksuar se do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar ndaj cilësisë dhe konsumatorëve, duke falënderuar për besimin e vazhdueshëm.






