0.8 C
New York
Thursday, February 29, 2024

Buy now

Kafeteria ku punonte Liridona dhe një shoqatë shqiptarësh në Suedi mbledhin para në ndihmë të familjes Ademaj

Vrasja mizore e Liridona Ademajt i ka prekur shqiptarët në Suedi, atje ku ajo jetonte, por edhe kolegët e saj të punës atje.

Arta Krasniqi nga Shoqata e Grave Shqiptare në Suedi tha në një lidhje direkte në T7 se “shumë njerëz dëshirojnë të bëjnë diçka për familjen e Liridona Ademajt”.

Ajo tha se kafeteria ku punonte Liridona ka nisur një aksion për ta ndihmuar familjen Ademaj.

“Vendi i punës ku ka punuar Liridona ka nis që nga dje një aksion për ta ndihmuar familjen e Liridonës. Aty shkruan se vëllai i saj do ta pranojë këtë ndihmë”, tha ajo.

Krasniqi tha se edhe Shoqata e Grave Shqiptare në Suedi ka grumbulluar deri tash rreth 60 mijë kruna.

“Po ashtu edhe shoqata jonë ka filluar një grumbullim. Qysh dje kemi mbledhur përafërsisht 60,000 kruna. Ato do të dorëzohen për familjen e Liridonës”, tha ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit