Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka folur për aksionin e saj simbolik me vezë, duke mohuar se pas këtij veprimi ka pasur ndonjë skenar të përgatitur.
“Aksioni im ka qenë krejt spontan. Nëse atë ditë do të kishte ndodhur konstituimi i Kuvendit, nuk do të ndodhte gjuajtja me vezë”, ka deklaruar Kadrijaj para mediave.
Ajo ka akuzuar Vetëvendosjen për, siç e quan ajo, manipulim të situatës dhe ka thënë se veprimi i saj kishte vetëm karakter simbolik, transmeton Klankosova.tv.
“Nuk jam pishman që e kam gjuajtur me vezë, e bëra me vetëdije të plotë. Kam marrë një aksion simbolik me kushtin që ky njeri ta respektojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Nuk ka pasur skenar tjetër”, është shprehur Kadrijaj.
Sipas saj, ky rast po shfrytëzohet si arsyetim për mosthirrjen e seancës.






