6.8 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Joan Laporta jep detaje për vdekjen tragjike të doktorit të Barcelonës

- Advertisement -

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka dhënë detaje për tragjedinë e cila shokoi La Ligan gjatë orëve të fundit.

Blaugranasit morën vendimin befasues për të shtyrë ndeshjen e tyre ndaj Osasunas në shtëpi në më pak se gjysmë ore lojë para fillimit të takimit.

Tifozët ishin mbledhur tashmë në shkallët e stadiumit dhe ekipi i Hansi Flick po synonte që të zgjeronte epërsinë e saj në krye të La Ligas.

Sidoqoftë, një njoftim i bërë në stadium i përcjellë shumë shpejt nga një komunikatë e klubit duke konfirmuar arsyen, e la kampin e Barcelonës të mërzitur nga vdekja e papritur e doktorit të klubit Carles Minarro Garcia.

Ky vendim u mor pas konsultimeve me La Ligan dhe Osasunan që ndeshja të mos luhet për respekt të familjes së të ndjerit.

Laporta ka folur në emër të klubit, me lojtarët e Barcelonës që dukeshin të tronditur teksa largoheshin nga stadiumi.

“Carles ishte shumë i dashur për të gjithë. Ai ndërroi jetë këtë pasdite në kampin stërvitor të ekipit. Lojtarët, stafi, trajnerët të gjithë janë të mërzitur. Ne e deshëm atë shumë, ai erdhi në të gjitha ndeshjet si mysafir dhe kujdesej për të gjithë. Ai nuk i tha jo askujt”.

“Ne kishim mirëkuptimin e plotë nga Osasuna dhe presidenti i tyre. Ata e kuptuan situatën nga momenti i parë dhe u sollën në mënyrë të jashtëzakonshme”.

“Kjo ishte e dhimbshme për të gjithë tek Barcelona. Ne jemi në një gjendje shoku. Ne kemi kontaktuar nënën dhe gruan e tij. Ne duam t’iu japim atyre mbështetjen maksimale”.

“Carles ka lënë mbrapa dy fëmijë, Gerard dhe Ana dhe ne do t’i mbështesim ata në gjithçka që kanë nevojë”, ka thënë Laporta.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit