16.1 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Jahjaga: Jam e habitur me ftesën ndaj Daçiqit për pjesëmarrje në konferencën kundër dhunës seksuale

- Advertisement -

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se është e habitur që ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka marrë pjeë në Konferencën Ndërkombëtare për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, në Londër të Britanisë së Madhe.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se Daçiq ishte pjesë e një regjimi politikë, që sipas saj, ishte përdhunimi i grave kosovare.

“A ishte ai atje për të pranuar krimet që Serbia i ka kryer në Ballkan dhe për të kërkuar falje për to, apo ishte prezent në cilësinë e ekspertit? Kjo ftesë është në kundërshtim me punën e zellshme përgjatë një dekade që Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e ka bërë për të ndihmuar viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës që të tejkalojnë traumat e tyre dhe t’i japin fund këtij krimi të tmerrshëm”.

“Gjatë vizitës së tij në Kosovë në vitin 2016, Mbreti Charles III, takoi të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës. Mbretëria e Bashkuar është lider global në përpjekjet për ta parandaluar dhunën seksuale në konflikt, dhe Kosova ka gjetur një shtet mik krahas të cilit kërkon drejtësi për të mbijetuarit”, ka shkruar Jahjaga.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit