6.6 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

“Ja cili është dëmi më i madh për Kosovën”, Hoxhaj kritikon Kurtin

- Advertisement -

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka komentuar situatën në Veri të Kosovës ndërsa është shprehur kritik ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Kurti duhet të zbatonte marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë si dhe të koordinohej me partnerët tanë ndërkombëtarë.

Sipas tij Kurti me qëndrimin që ka mbajtur për situatën në Veri, i ka shkaktuar shumë dëm Kosovës

“Vendimet që të sanksionohet Kosova janë vendime që nuk i takojnë historisë moderne  të krijimit të një shteti. Unë  e kam kuptuar që në fillim planin franko-gjerman si një përpjekje perëndimore për të integruar Veriun e Kosovës, por Kurti ka ndjekur një politikë të gabuar me targat, dhe situatën e zgjedhjeve në Veri të vendit.  Mendoj se duhet të jemi serioz. Kurti nuk duhet ra shndërronte në temë madhore çështjen e targave.

Qëndrimi im ka qenë që Kurti duhet të zbatonte një marrëveshje që është arritur mes Kosovës dhe Serbisë dhe të koordinohet me partnerët tanë.  Veprimet që janë bërë në veri të vendit kanë sjellë një situatë  ku për herë të parë në Veri të vendit, Kosova ka një sovranitet nominal. Shqetësimi që kam unë sot është për interesin shtetëror i Kosovës. Mendoj që dënimin më të madh që i ka bërë vendit ndonjë qeveri është pikërisht sjellja e Kurtit në raport me situatën në Veri”- tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit