33 C
New York
Thursday, June 20, 2024

Buy now

Isufi: Po i vjen era një koalicioni të mundshëm VV-PDK

- Advertisement -

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmeti Isufi, tha se konsideron se Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës veç se e kanë një marrëveshje për koalicion, raporton teve1.info

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Isufi madje tha se një koalicion i tillë e dëmton shumë Kosovën pasi u shpreh se PDK dhe LVV janë partitë të cilat më së shumti e kanë akuzuar njëra-tjetrën.

“Edhe nëse nuk është ashtu kjo po i përngjan afrimit të PDK-së me VV por kjo e dëmton PDK-në sepse mënyra e qasjes së tillë kur e dimë se si janë sjellë në të kaluarën këto parti, si janë sjellë dhe kur kemi parasysh që parti opozitare është e para PDK dhe në vend se të ishte një iniciativë për shkarkimin e qeverisë dhe të kërkoj nga opozita që t’i bashkohej edhe nga deputetët veç e veç, nuk ka një angazhim të tillë, përkundrazi po i vije era një koalicioni të mundshëm VV-PDK që mendojmë që edhe më shumë e dëmton interesin e Kosovës. Ata e mohojnë por sinjalet qojnë në një ide të tillë me vet faktin që ata po takohen, po hanë darka, kjo veç i tregon sinjalet që ata po donë të bëjnë një koalicion të përbashkët dhe për neve është i dëmshëm për shkak se po mblidhen ata të cilët në fakt janë akuzuar më së shumti mes vete”, u shpreh Isufi.

Andaj, në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Isufi tha se AAK nuk e ka pranuar festën e PDK-së për shpërndarje të Kuvendit pasi sipas tij Kuvendi duket ta bëjë përgjegjëse Qeverinë për gjendjen e cila ekziston sot në Kosovë.

“Ne e kemi pranuar një ftesë nga kryetari i PDK-së për shpërndarje të Kuvendit e që nuk jemi të gatshëm ne për shkak se ne po duam ta lëmë përgjegjëse qeverinë për gjendjen e cila ekziston sot e nëse bëhet shpërndarja po e lëmë të ikë nga përgjegjësia. Prandaj nuk jemi për një formulë të tillë dhe nuk e dimë pse PDK i bashkëngjitet idesë dhe ideatorit për shpërndarje të Kuvendit, ne konsiderojmë se ata veq e kanë një marrëveshje për vet faktin se u pa edhe sot në gjykatë që në vend se t’ia lënë drejtësisë këtë punë ata po shkojnë edhe me ‘meshliz’ që të shkojnë dhe të merren vesh dhe ta falin njëri-tjetrin për ato çka kanë ndodh në Kuvend”, tha Isufi.

Ai tha se takimet, darkat dhe bashkëpunimet mes LVV-së dhe PDK-së tregojnë një bashkëpunim mes këtyre partive.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit