28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Hoti: Qeveria s’është duke punuar në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së sipas planit të dakorduar me aleatët

- Advertisement -

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se Qeveria e Kosovës “nuk është duke punuar në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së.”

Hoti vuri theksin te dështimin e qeverisë për t’iu përmbajtur planit 10-vjeçar të rënë dakord me aleatët e NATO-s, duke përmendur ndarjet buxhetore gjatë viteve të fundit dhe planet e propozuara për tre vitet e ardhshme.

Sipas Hotit, Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2025-2027 e prezantuar së fundmi nuk arrin të përmbushë standardin e NATO-s për ndarjen e 2% të Produktit të Brendshëm Brut për shpenzimet e mbrojtjes.

“Dje, të gjithë u gëzuam me avancimin e statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Por Qeveria e Kosovës nuk është duke punuar në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së sipas planit 10-vjeçar të dakorduar me aleatët.

Kjo dëshmohet me ndarjet buxhetore këto vite që shkuan, si dhe në planifikimet në tri vitet në vijim.

Në “Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2025-2027, të cilën Qeveria e ka sjell në Kuvend para disa jave, shpenzimet për mbrojtje mbesin larg standardit të NATO-s prej 2% të vlerës së Produktit të Brendshëm Bruto. – ka shkruar Hoti në Facebook.

Ish-kryeministri nënvizoi pasojat e kësaj ndarjeje buxhetore.

“Kështu nuk ndërtohet një ushtri që tenton të anëtarësohet në NATO. Kështu nuk mund të mbahet as stoku aktual i armatimit. Me këtë buxhet do të kemi largim të kuadrove nga ushtria. Me këtë buxhet nuk do të jetë tërheqëse për të rinjtë për të ndërtuar karrierë ushtarake.” – tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit