Ismaili: Serbia jo vetëm po e mohon por edhe po e glorifikon të kaluarën e saj gjenocidale

- Advertisement -

Besa Ismaili ka reaguar pas zbulimit të varrezës masive në rajonin e Zubin Potokut, ku familjet e të pagjeturve u përballën edhe një herë me dhimbjen e luftës, shkruan Scanner.

Ajo thekson se, ndërsa familjet kosovare ende kërkojnë të dashurit e tyre, Serbia po përgatitet ta përcjellë me nderime shtetërore Ratko Mladiqin, të dënuarin për gjenocid.

Sipas Ismailit, Serbia jo vetëm që vazhdon ta mohojë të kaluarën e saj, por edhe ta glorifikojë atë, duke i trajtuar kriminelët e luftës si heronj.

Ajo kritikon edhe heshtjen e Evropës dhe Perëndimit, duke kërkuar reagim ndaj glorifikimit të liderëve të gjenocidit në Ballkan.
“Ballkani nuk ka nevojë për leksione të reja historie”, shprehet Ismaili, duke rikujtuar se Kosova ende po përballet me pasojat e krimeve të luftës dhe me dhimbjen e familjeve që presin zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Postimi i plotë:

Dje në varrezën masive të zbuluar në regjionin e Zubin Potokut, me lot për faqe u paraqiten familjet e të pagjeturve ….

Derisa familjet kosovare vazhdojnë të jetojnë me dhimbjen e varreve masive, Serbia po përgatitet ta përcjellë Ratko Mladiqin me nderime shtetërore.

Të kaluarën e vet gjenocidale, Serbia jo vetëm që e mohon, por ajo po vazhdon edhe ta glorifikojë.

Kur një shoqëri i kthen kriminelët e luftës në heronj, kur gjeneralin e një ushtrie të akuzuar dhe të dënuar me vendim të prerë gjykate për gjenocid e trajton si figurë për t’u nderuar, atëherë problemi edhe më i madh është tek kultura politike që ende kultivohet nga shteti serb.

Por ka edhe një tjetër faj që nuk mund të anashkalohet: Evropa dhe Perëndimi po e shohin. Po dëgjojnë. E dinë. Dhe akoma nuk po reagojnë.

Është jetike sot të shihet se çfarë po bëhet sot karshi atyre që glorifikojnë liderët e gjenocidit në Balkan.

Fundja, Ballkani nuk ka nevojë për leksione të reja historie.
Sepse ne ende po i varrosim dhe po rivarrosim viktimat e ndërmarrësisë gjenocidale të shtetit serb.

Të ngjashme

Të fundit