David Beckham mund të bëhet pronari i ri i Nantesit.
Një zhvillim i bujshëm po qarkullon rreth klubit francez, pasi familja Kita, e cila prej vitesh është në krye të Nantesit, është tashmë e hapur për shitjen e klubit.
Sipas raportimeve, aktualisht janë tre oferta për blerjen e klubit, mes tyre edhe një ofertë që lidhet me David Beckham, bashkëpronarin e Inter Miamit.
Një tjetër ofertë vjen nga ish-futbollisti i Nantesit, Nicolas Ouedec, i cili gjithashtu është i interesuar për të marrë kontrollin e klubit.
Situata vjen në një moment shumë të vështirë për Nantesin, që aktualisht renditet në fundin e tabelës së Ligue 2 dhe po përballet me një sezon të komplikuar.






