Ismaili në familjen e Kadri Veselit: Familja Veseli ka qëndruar e fortë, me besim, dinjitet dhe shpresë në zemër

- Advertisement -

Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Besa Ismaili, ka qëndruar në konakun e familjes së Kadri Veseli në lagjen Bair të Mitrovicës, së bashku me kryetarin e Degës së PDK-së në Mitrovicë, Arian Tahiri, kandidatë për deputetë, miq dhe përkrahës të familjes, transmeton Scanner.

Ismaili vlerësoi qëndrueshmërinë dhe dinjitetin e familjes Veseli gjatë periudhës së pritjes, duke theksuar se ata kanë përballuar sfidat me besim dhe shpresë. Sipas saj, sakrifica dhe durimi i familjes dëshmojnë forcën e familjes si mbështetje e pathyeshme edhe në kohët më të vështira.

Ajo shprehu gjithashtu dëshirën që periudha e pritjes dhe, siç e cilësoi ajo, padrejtësisë të përfundojë sa më shpejt, ndërsa çlirimtarët të kthehen në Kosovë. Në mesazhin e saj, Ismaili bëri thirrje për mobilizim politik me synimin për ndryshime në vend nën sloganin e fushatës “Stop krizës”.

Postimi i plotë:

Sot në konakun e familjes së Kadri Veselit në Bair të Mitrovicës, me kryetarin e degës së PDK-së në Mitrovicë, Arian Tahiri, kolegët kandidatë për deputetë, miq e dashamirë të shumtë të familjes Veseli.

Ka kohë kur pritja bëhet më e rëndë se çdo barrë, e megjithatë familja Veseli ka qëndruar e fortë, me besim, dinjitet dhe shpresë në zemër.

Sakrifica dhe durimi i tyre flasin më shumë se çdo fjalë, duke treguar se familja është strehë e pathyeshme edhe në kohët më të vështira.

Lutemi që ditët e pritjes dhe të padrejtësisë të marrin fund, çlirimtarët t’i kthehen Kosovës dhe bashkë të ndryshojmë Kosovën.

#PDK125
#BedriHamza1
#besaismaili60
#stopkrizes

Të ngjashme

Të fundit