Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, do të zhvillojë sot një sërë aktivitetesh në kuadër të fushatës zgjedhore.
Sipas agjendës mediale, në ora 14:00 ai do të takohet me punëtorët e arsimit në Hotel “Emerald”. Më pas, në ora 16:00 do të mbajë takim në restorantin “Trofta” në Istog.
Aktivitetet do të vazhdojnë në Klinë, ku Hamza do të jetë në sheshin e qytetit nga ora 17:00. Në ora 18:30 ai do të qëndrojë në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, ndërsa agjenda e ditës do të përmbyllet në Vushtrri, po në Sheshin “Adem Jashari”, me fillim nga ora 19:30.
Këto takime janë pjesë e aktiviteteve të PDK-së në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.






