Bekim Haxhiu: Klina e Ultë dhe Llausha mobilizohen për fitoren e PDK-së më 7 qershor

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se Klina e Ultë dhe Llausha janë mobilizuar për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit.

Gjatë takimeve me qytetarët, Haxhiu tha se banorët e Skënderajt e kanë përjetuar më së shumti, sipas tij, neglizhencën e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti. Ai akuzoi ekzekutivin për mungesë investimesh në Drenicë, mungesë mbështetjeje në momentet kur qytetarët kishin nevojë dhe mungesë respekti ndaj kësaj zone.

Haxhiu theksoi se qytetarët do ta shprehin pakënaqësinë e tyre përmes votës, duke mbështetur PDK-në dhe kandidatin e saj për kryeministër, Bedri Hamza.

“STOP KRIZËS, NDRYSHO KOSOVËN”, është mesazhi që ai përcolli në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit.

Të ngjashme

Të fundit