Ardian Gjini prezanton platformën e Aleancës: Rruga e vetme që e çon Kosovën përpara

- Advertisement -

Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, ka publikuar një videomesazh në Facebook, ku ka prezantuar programin politik të Aleancës, duke e cilësuar atë si “plan të pastër pune për çdo familje në Kosovë”.

Gjini ka theksuar se çdo ditë në terren, para qytetarëve, po shpaloset programi i Aleancës, i ndërtuar mbi gjashtë vendime strategjike që, sipas tij, do të zbatohen menjëherë.

“Çdo ditë në terren, para qytetarëve, po e shpalosim të vetmen rrugë që na dërgon përpara. Ky është programi ynë, një plan i ndërtuar mbi gjashtë vendime strategjike që do t’i zbatojmë menjëherë”, ka deklaruar ai.

Në videomesazh, Gjini ka përmendur si prioritete rreshtimin e prerë me aleatët perëndimorë dhe Shqipërinë, uljen e taksave për sektorin privat për të nxitur investimet dhe rritjen e pagave, si dhe krijimin e shkollave profesionale të lidhura drejtpërdrejt me tregun e punës në teknologji dhe prodhim.

Po ashtu, ai ka premtuar shëndetësi krejtësisht falas që në vitin e parë të qeverisjes, duke theksuar se këto masa do të realizohen “pa zvarritje dhe pa bllokime”.

“Ky është plani i pastër i punës për çdo familje në Kosovë”, është shprehur Gjini në fund të mesazhit të publikuar në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit