Menjëherë pas largimit, ai ka folur për eksperiencën e tij në reality show, duke bërë edhe disa reflektime për momentet më të komentuara të qëndrimit në fermë.
Indri u shpreh se eliminimin e ka pritur me qetësi, duke lënë të kuptohet se kishte arritur në një pikë lodhjeje.
“U ezaurova komplet”, tha ai, duke shtuar se nuk e përjetoi me keqardhje fundin e aventurës së tij në program.
Aktori komentoi edhe raportin me Klevisën, duke pranuar se ka reflektuar mbi disa prej veprimeve dhe deklaratave të tij.
“Jam penduar, i kam kërkuar falje Klevisës”, u shpreh ai, ndërsa shtoi se gjithçka kishte ardhur si pasojë e një “momenti dobësie”.
Një tjetër temë që ngjalli interes ishte raporti me Vanesën. I pyetur nëse do të kishte mundësi për një rikthim mes tyre pas përfundimit të formatit, Indri u tregua i prerë në përgjigje.
“Jo, nuk ka gjasa”, deklaroi ai.






