Komuna e Prishtinës e largoi sloganin “Free Ukraine” në kryeqytet, pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi ne Beograd se “nuk e ndryshojnë qëndrimin për Kosovën”.
Pas kësaj pati shumë reagime, por jo vetëm deklarata. Slogani për Ukrainën u hoq.
Gazetari Michael Martens, ka njoftuar për këtë në “X”.
“Jo më flamur ukrainas në Prishtinë. Disa shënime mbi pasojat që pati vizita e Presidentit ukrainas Zelenskyy në Beograd – jo në Serbi, por në Kosovë”, ka shkruar ai.
Për këtë ka reaguar Michael Roth, ish-ministër i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë dhe ish-kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut, i cilit tha se kjo ishte gabim.
“E kuptoj zhgënjimin e Kosovës. 🇺🇦 Presidenti Zelensky ende nuk e njeh shtetësinë e saj, dhe e thotë këtë gjatë vizitës në Serbi. Kjo dhemb, pa dyshim. Por ulja e flamurit ukrainas në Prishtinë ishte prapëseprapë e gabuar. Kjo minimizon luftën brutale të Rusisë + luftën e ukrainasve për liri”, ka shkruar ai.






