16.5 C
New York
Thursday, October 10, 2024

Buy now

Ish-luftëtari i UÇK-së i reagon Dimal Bashës: Sa herë që flet ti për çlirim e për liri, i fyen të dyjat

- Advertisement -

 

Ramush Ahmetaj, ish-luftëtar i UÇK-së, ka reaguar fuqishëm ndaj deklaratave të Dimal Bashës, në të cilat lakohet emri i Ramush Haradinajt, ish Komandant në Zonën Operative të Dukagjinit.

“Jam ushtar i UÇK-së që nga dita e parë e krijimit,” shkroi Ahmetaj, duke theksuar se ai dhe pesë vëllezërit e tij kanë luftuar në vijat e para të frontit.

Ai shtoi se tre prej tyre, përfshirë edhe vetë, u plagosën rëndë gjatë luftës, ndërsa njëri nga vëllezërit humbi gjymtyrët.

“Aty ku ka operuar Komandanti ynë dhe ushtarët e tij për besë ka qenë shumë problematike me u sjellë e me vepru Radojçiçat e Ivanoviçat” shkruan Ahmetaj.

Ahmetaj shpreh admirim të thellë për ish-komandantin e tij, Ramush Haradinaj, duke theksuar:

“Që nga fillimi e deri në mbarim kemi qenë ushtarë të Ramush Haradinajt dhe edhe sot dhe përjetësisht mburremi se kemi pas Komandant dikë si Ramush Haradinajn.”

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt Dimal Bashës, deputet i Vetëvendosjes, Ahmetaj deklaroi:

“Sa herë që flet ti për çlirim e për liri, maksimumi që mund ta arrish është t’i fyesh të dyjat.”

Ai përfundoi duke theksuar se asnjë shqiptar i Kosovës nuk u ka borxh as Bashës, as deputetëve të Vetëvendosjes ta fyejnë lirinë e çlirimin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit