Një letër e Andy Burnham, Kryeministër i Britanisë, për homologun e tij në Kosovë, Albin Kurti, në të cilën ai i bën thirrje të parit të Qeverisë në Kosovë, ta respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, sipas ish-Ambasadorit, Muhamet Brajshori është e ndikuar nga lobimi i Presidentes së këtij institucioni, Ekaterina Trendafilova, respektivisht Kryeprokurores, Kimberly West.
LETRA E KRYEMINISTRIT BRITANIK PËR KURTIN:

Në një postim në X, Brajshori thotë se West e Trendafilova kanë lobuar tek Qeveritë e vendeve të BE-së që të ushtrojnë presion ndaj Kosovës për mos ta votuar Gjykatën Speciale.
“Javën e kaluar vizitova disa kryeqytete të BE-së dhe nuk u befasova aspak kur mësova se presidentja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, dhe kryeprokurorja Kimberley West, kanë lobuar vazhdimisht te qeveritë e BE-së dhe të Mbretërisë së Bashkuar, me qëllim që ta ushtrojnë presionin ndaj Kosovës që të mos votojë sërish për Ligjin për Gjykatën Speciale”, ka shkruar Brajshori në X.
Sipas së njëjtit, West e Trendafilova janë “të frikësuara nga veprimet e Kosovës”.
Thirrja e Kryeministrit britanik ndaj Kurtit erdhi në letrën ku ai e uroi për marrjen e mandatit të katërt në krye të Qeverisë së Kosovës.
Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, me kërkesë të Partisë Demokratike të Kosovës e ka kthyer për lexim të tretë në Kuvend Ligjin për Gjykatën Speciale pasi që i njëjti u votua paraprakisht në dy lexime






