28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB: Serbia është në presion të madh nga ndërkombëtarët për çështjen e Kosovës

- Advertisement -

Agim Nesho, ish-ambasador në OKB, ka thënë se Serbia është duke tentuar të thërrasë seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit, por që, sipas tij, kjo mund edhe të dështojë.

Ai në “Five” të RTV Dukagjinit tha se edhe në rast se mbahet kjo seancë, nuk do të ketë asnjë pasojë negative për Kosovën.

Sipas tij, Serbia është në pozitë jashtëzakonisht të rëndë sa i përket presionit ndërkombëtar.

“Nuk e dimë nëse do të ndodhë kjo a po jo, Vuçiq ka thënë se do bëjmë presion, por nuk e dimë, sepse 9 vende anëtare e njohin Kosovën dhe kështu ky është numri i caktuar o kuorumit… Prandaj edhe mund të realizohet, por ajo që është e dukshme se nuk do ketë asnjë pasojë për Kosovën. Për arsye se duket se është një formë presioni, Serbia është në një pozitë të rëndë para opinionit publik. Nesër vendimi i PE-së do jetë prezent, është presion i jashtëzakonshëm që ka filluar me deklaratën e Cameroon dhe kryeministrit të Irlandës që ose të mbetet satelit i Rusisë ose të bashkëpunojë për një të ardhme të përbashkët me BE-në duhet ta njohin një realitet të pakthyeshëm, që është Republika e Kosovës”, tha ai.

Tutje, Nesho theksoi se Rusia bashkë me Serbinë po presin që situata gjeopolitike të ndryshojë, në mënyrë që të diskutohet çështja e Kosovës brenda Këshillit të Sigurimit me rezolutën 12-44.

Sipas tij, ka presion mbi Serbinë, sidomos nga ShBA-ja dhe Britania, që ta pranojë Kosovën si shtet.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit