Interi harron humbjen ndaj Milanit, rikthehet me fitore ndaj Feyenoordit në Champions

- Advertisement -

Interi ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Feyenoordit, duke triumfuar me rezultat 0:3 në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve.

Skuadra italiane e nisi në mënyrën më të mirë ndeshjen dhe kaloi në epërsi që në minutën e tetë, kur Bisseck shënoi për 0:1.

Në minutën e 34-t, Esposito e dyfishoi epërsinë e zikaltërve, ndërsa fitoren e Interit e vulosi Zielinski në minutën e 54-të, duke vendosur rezultatin përfundimtar 0:3.

Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e gjashtë pikëve dhe renditet në pozitën e 14-të, ndërsa Feyenoordi mbetet me tri pikë në vendin e 30-të.

Të ngjashme

Të fundit