PSG fiton thellë ndaj Villarrealit

- Advertisement -

Paris Saint-Germaini ka dhënë një tjetër dëshmi të fuqisë së tij në Ligën e Kampionëve, duke e turpëruar Villarrealin në shtëpinë e tij me rezultat të thellë 0:6, në kuadër të xhiros së katërt.

Kampionët në fuqi të Evropës e zgjidhën praktikisht ndeshjen që në pjesën e parë, duke shënuar katër gola brenda 17 minutave.

Neves e hapi serinë e golave në minutën e nëntë, ndërsa Doue dhe Mayulu shënuan në minutat 12 dhe 13. Fabian Ruiz e çoi rezultatin në 0:4 në minutën e 17-të.

Në pjesën e dytë, Ruiz realizoi edhe golin e tij të dytë personal në minutën e 50-të, kurse Boly e vulosi fitoren e jashtëzakonshme me golin e gjashtë në minutën e 78-të.

Me këtë triumf, PSG arrin në kuotën e 12 pikëve dhe ngjitet në pozitën e parë në tabelë. Në anën tjetër, Villarreal mbetet me vetëm tri pikë dhe renditet në vendin e 29-të.

 

Të ngjashme

Të fundit