Nga Besa Ismaili
Indiferenca përballë padrejtësisë është ndër format më të poshtra të egoizmit!
Ta shohësh padrejtësinë, ta kuptosh dhe të thuash `i kam punët dhe gajlet e mia’, vetëm sepse nuk të prek ty në lëkurën tënde, është poshtërsi morale!
Të gëzosh frytet e sakrificës së të tjerëve, por të mos japësh as zërin tënd për drejtësi, është të kërkosh gjithçka nga shoqëria dhe të mos i japësh asgjë.
Turpi qëndron te zgjedhja për të mos dashur t’ia dish. Te rehatia që e vendos mbi dinjitetin e tjetrit. Te heshtja që e ruan derisa padrejtësia të trokasë në derën tënde.E atëherë për ty s’do të mbetet kush për të ngritur zërin!
DIL! REZISTO! PROTESTO!
Unë protestoj. Unë rezistoj. Prandaj jam!
JO NË EMRIN TIM






