10.3 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

I ka ardhur fundi te Milani, por Theo Hernandez kërkohet nga dy gjigantë evropianë

- Advertisement -

Drejtuesit e Milanit kanë vendosur të shesin mbrojtësin e majtë Theo Hernandez, 27 vjeç, të cilin trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, do të dëshironte ta shihte në radhët e tij. 

Kontrata e Hernandez me kuqezinjtë skadon në qershor të vitit të ardhshëm dhe negociatat për vazhdimin e kontratës së tij kanë dështuar.  

Milani shpenzoi 48 milionë euro për përforcimet e lojtarëve në afatin kalimtar të dimrit dhe do të ketë nevojë për para për të financuar nënshkrimin e lojtarëve të rinj këtë verë.     

Meqenëse francezi refuzoi ofertën nga klubi i “San Siros”, afati i verës është shansi i fundit i Milanit për të fituar disa para.  

Kuqezinjtë shpresojnë të marrin kompensim prej 35 deri në 40 milionë euro për francezin.  

Përveç Manchester Cityt, për Hernandez është interesuar edhe Real Madridi, i cili tashmë ka kontaktuar me menaxherin e tij.  

Mediat pretendojnë se Hernandez është më i prirur të kthehet te Real Madridi, i cili e shiti te Milani për 22 milionë euro në korrik 2019.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit