Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

- Advertisement -

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë në Hagë, ku ka takuar ish-kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqin.

Në misionin Kosova Live në T7, Gucati ka ndarë me shikuesit mesazhin që Krasniqi ua ka përcjellë nga Haga.

“Qëndroni të bashkuar, që ne të jemi të bashkuar, të mos jemi të përçarë dhe të punojmë sa më shumë për Apelin, të punojmë bashkërisht”, ka treguar Gucati fjalët e Krasniqit.

Ai ka bërë të ditur se gjatë vizitës ka qëndruar rreth tri orë me Krasniqin, me të cilin kanë biseduar edhe për zhvillimet aktuale.

Të ngjashme

Të fundit