Zgjim Hyseni pajtohet se Kurti mund ta pranojë Asociacionin nëse i rrezikohet pushteti.
Ai në emisionin “Pressing” në T7, tha se tërheqjen e Kosovës karshi kërkesave të ndërkombëtareve e sheh kur rrezikohet pushteti i Kurtit.
“Cili është niveli i presionit që ka me qëne në Qeverinë e Kosovës, në momentin kur na mundemi me pa tërheqje të Kosovës është kur pozita edhe pushteti i kryeministrit Kurti vet është i rrezikuar”, tha ai.
I pyetur nëse e sheh çështjen se kur i rrezikohet pushteti Kurtit do ta pranojë edhe Asociacionin, Hyseni pohoi me kokë dhe tha:
“Pozita dhe pushteti i kryeministrit Kurti është i rrezikuar, unë jam i bindur, kanihere nuk janë të parashikueshme përceptimet se deri ku mundesh me i shty limitet t’i deri ku munden me duru ata. Nuk e di përshembull sa është serioze kjo për viza ose sa janë saknsionet e tjera, por për sa ka pas presion deri tash është thënë se s’ka mu taku e tani kanë ndodhë takime të tjera, mua nuk më duket që është presion i mjaftueshëm”, tha Hyseni.
“Varet cili ka me qenë niveli i presionit, tu e pa pushtetin e tij si një lloj rruge për një realizim të llojit të një misioni historik”, tha ai.
Sipas Hysenit, ndërkombëtaret kanë fillu me kuptu lojën e Kurtit.