28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Hyseni: Kurti e Osmani të përkohshëm, Kosova e përjetshme

- Advertisement -

Ish-ministri i Jashtëm, Skender Hyseni ka reaguar pas deklaratave të ministrit Liburn Aliu.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se konsensusi “i brishtë” u konsolidua mbi kauza të rreme, derisa përmendi kryeministrin Kurti e presidenten Osmani.

“Pak kohë pas shpalljes së pavarësisë, zuri fill krijimi i një konsensusi social e politik transnacional, domethanë kombëtar e ndërkonbëtar i cili verbërisht, por me ngulm, e besa edhe arrogancë kërkonte një forcë të re politike e cila qëllim të vetëm do të ket shkatërrimin e shtetit të Kosovës. Konsensusi, fillimisht i brishtë, me kohë u konsolidua mbi kauza te rreme dhe sot Kosova e ka këtë forcë politike e cila udhëhiqet nga Albin Kurti e Vjosa Osmani!” – tha ai.

Tutje, Hyseni ka thënë se të dy, janë të përkohshëm ndërsa Kosova e përjetshme.

“Sidoqoftë, ende besoj se pikërisht këta të dy, me gjithë vazalët e tyre janë të përkohshëm ndërsa Kosova mbetet e përhershme dhe e përjetshme!” – ka thënë tutje ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit