Hykmete Bajrami: Nëse LDK merr pozitën e presidentit është një balancë e pushteteve për Kosovën

- Advertisement -

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po i ofron LDK-së pjesëmarrje në qeverinë e re.
Sipas saj, kwrkesa e LDK-së është presidenti.

“Kryetari i LDK-së me të drejtë, m’u duk, që insiston në pozitën e presidentit. Mendoj se pozita e presidentit do të siguronte një balancim të pushteteve në Kosovë dhe do të ishte një siguresë si për Kosovën, ashtu edhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, tha Bajrami para mediave.

Të ngjashme

Të fundit