Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj i ka uruar ditëlindjen ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili gjendet në Hagë.
Hoxhaj në urimin e tij ka thënë se lufta e Veselit për liri, askush asnjëherë nuk mund ta rishruajë.
“Luftën e Kadri Veselit për liri dhe të shokëve të tij, askush asnjëherë nuk mund ta rishkruajë. Deri në ditën e pashmangshme të lirisë – edhe 100, kryetar Kadri Veseli!” – ka shkruar Hoxhaj.