Musa: Dy aktgjykime e kanë vërtetuar që UÇK s’ka hierarki – ata në Hagë s’janë të akuzum që personalisht e kanë rreh ose vra dikë

- Advertisement -

Avokati Skënder Musa, duke folur për 16 shtatorin, tha se Kosova i ka dy aktgjykime që kanë vërtetu se që UÇK nuk ka hierarki.

“Është ai ndaj z.Haradinaj dhe ndaj z.Limaj”, tha Musa.

Duke folur për Hagën, avokati pyeti “nëse nuk ka pas hierarki në zonën e Dukagjinit dhe Pashtrikut si është e mundur me pas në nivel të Kosovës?”.

Tutje, ai tha se ish-krerët e UÇK-së, “sjanë të akuzuar që e kanë rreh ose vra dikënd, s’është vërtetu hierarkia”.

Të ngjashme

Të fundit