28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

PE i kërkon Serbisë të mos diskriminojë të drejtat e shqiptarëve në Luginë

- Advertisement -

Parlamenti Evropian i ka dërguar letër Serbisë me kërkesën që të respektojë dhe implementojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara që nga Marrëveshja e Konçulit e vitit 2001 duke siguruar afirmimin dhe mbrojtjen e plotë të të drejtave të minoritetit shqiptar.

Këtë e ka bërë të ditur Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

Në një letër të nënshkruar nga Viola Von Carmon, Rainer Wieland, Michael Gahler dhe Thijs Reuten, PE-ja i ka kujtuar Serbisë se shqiptarët në Luginë vazhdojnë të përballen me forma të ndryshme diskriminimi.

Në këtë letër sipas Kamberit janë renditur pesë çështje kryesore që duhet të adresohen nga Qeveria e Serbisë për të siguruar barazi dhe mosdiskriminim për shqiptarët.

May be an image of ticket stub and text

Sipas letrës, mosadresimi i këtyre çështjeve rrezikon stabilitetin rajonal dhe rrugën e Serbisë për në BE.
Kamberi ka falënderuar kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi për proceset lobuese për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
May be an image of text that says 'We urge you prioritise this matter and take immediate steps to address the concems raised by the he Albanian minority. The The protection minority rights essential for the long-term prosperity ofSerbian society and nd the achievement fviable peace Vestem Balkans. Thank you for your attention this rgent matter. Sincerely, Viola von Cramon-Taubadel, Cramon- Taubadel, Greens/EFA Rainer Wieland, EPP Michael Gahler, EPP Thijs Reuten, S&D'
“Një falenderim i madh për Qeverinë e Kosovës, në veçanti Kryeministrin Albin Kurti dhe Zv. Kryeministrin Besnik Bislimin, për mbështetjen e tyre të çmuar dhe vizionin e tyre në proceset lobuese për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Sot, më shumë se kurrë, duhet të jemi të bashkuar për të siguruar një të ardhme më të mirë për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit