Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se do të shpallë vendimin e tij për të shpërndarë Asamblenë Kombëtare dhe për të shpallur zgjedhje të parakohshme sot në orën 12:00.
Ai gjithashtu konfirmoi se zgjedhjet do të mbahen më 25 tetor.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se do të shpallë vendimin e tij për të shpërndarë Asamblenë Kombëtare dhe për të shpallur zgjedhje të parakohshme nesër në orën 12:00. Ai gjithashtu konfirmoi se zgjedhjet do të mbahen më 25 tetor.
Ai shtoi se do t’i pranonte rezultatet e zgjedhjeve – cilatdo qofshin ato – dhe do t’i përgëzonte kundërshtarët e tij nëse fitojnë.
Si përkujtesë, ligji përcakton që zgjedhjet parlamentare shpallen nga presidenti i shtetit dhe se nga dita e shpalljes së tyre deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve nuk mund të kalojnë më pak se 45 ose më shumë se 60 ditë, transmeton N1.






