14.8 C
New York
Thursday, October 10, 2024

Buy now

Hoxhaj e quan të padijshme Qeverinë, Lajçakun ndërmjetës të papeshë që viziton Kosovën pa qëllim të qartë

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj e ka quajtur ‘të padijshme’ Qeverinë Kurti.

Ai tha se politikanët që po qeverinë i kanë përmbysur dhe i kanë degraduar marrëdhëniet e Kosovës me BE’në.

“Asnjëherë nuk e kam paramenduar që politikanët e padijshëm që qeverisin me Kosovën dhe ndërmjetës e emisarë të papeshë në Evropë e degradojnë dhe përmbysin marrëdhëniet e Kosovës me BE-në në këtë masë, siç po ndodh tani!

Të parët, e bënë këtë duke sajuar kriza brenda Kosovës dhe në raport me BE-në duke krijuar një normalitet që çdo krizë të ndiqet nga një tjetër dhe që të marrin më shumë mbështetje politike nga populli dhe vëmendje ndërkombëtare. Të dytët, këtë po e bëjnë duke vizituar Kosovën pa asnjë qëllim të qartë dhe propozim konkret, por duke hapur një çështje të re, e që çështja paraprake as që ka filluar të zgjidhet dhe ato të mëhershme as që kanë mbaruar!”.

Sipas tij, as Evropa nuk po merr më vendime sikurse Kosova.

“Kjo ndodhë sepse politikanët që qeverisin me Kosovën nuk marrin sot asnjë vendim – njejtë sikurse ndërmjetësit dhe emisarët evropianë. Mjerisht, Evropa që merrte vendime, njejtë si Kosova, i takon së kaluarës! Kjo është Evropa që s’merr më asnjë vendim, njejtë si Kosova e 2024-ës!”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit