Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier.
Sic njofton presidenca, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend si dhe përpjekjet e përbashkëta për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës e SHBA-ve në fusha të ndryshme.
“Në takim u diskutua edhe për agjendën ndërkombëtare, në veçanti për pritshmëritë dhe aktivitet gjatë javës së lartë të Asamblese së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.
https://www.facebook.com/share/p/w3N6XpJwPSLTjgS3/?mibextid=oFDknk