7.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Hoti për Qeverinë Kurti: Tri vite dështime, mashtrime e konfrontime me gjithë botën demokratike

- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar në lidhje me tre vjetorin e Qeverisë Kurti.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka thënë se këto tri vite ishin me dështim, mashtrime e konfrontime me gjithë botën demokratike, me mediat, me sindikatat, me opozitën, me bizneset, me Shqipërinë.

Tri vite dështime, mashtrime e konfrontime me gjithë botën demokratike, me mediat, me sindikatat, me opozitën, me bizneset, me Shqipërinë. Në fund u dorëzuan.” – ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai tutje ka thënë se çdo ditë që kalohet pa zgjedhje të reja është humbje e resurseve shtetërore dhe e kohës së çmueshme për të kthyer normalitetin në institucione

Çdo ditë që kalohet pa zgjedhje të reja është humbje e resurseve shtetërore dhe e kohës së çmueshme për të kthyer normalitetin në institucione, për të filluar zbatimin e politikave që sigurojnë zhvillim dhe integrime euro-atlantike, për të riparuar partneritetin e cenuar me miqtë, për të gjetur pajtimin e bashkëpunimin vëllazëror me Shqipërinë e me shqiptarët në rajon.” – ka përfunduar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit