21.5 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Epoka e Franco Fodës me Kombëtaren e Kosovës fillon me fitore, Dardanët e mposhtin Armeninë

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës e ka nisur në mënyrën më të mirë rrugëtimin me trajnerin e ri Franco Foda, pasi mposhtën me rezultat minimal 1:0 Armeninë, që zhvilloi ndeshjen pranë tifozëve të saj në Yerevan.

Dardanët aplikuan lojë sulmuese që nga fillimi dhe dominuan takimin ndaj Armenisë, por vetëm një gol vendosi, me rastet e tjera që nuk patën konkretizim.

Rasti i parë i mirë në ndeshje ishte për Edon Zhegrovën që dribloi në mënyrë fantastik disa futbollistë kundërshtarë dhe më pas gjuajti, por që portieri vendas ishte në vend, ndërsa nga topi i kthyer Vedat Muriqi shënoi, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Pas këtij rasti të mirë nuk vonoi goli i epërsisë. Zhvillohej minuta e 25-të e takimit, kur Zhegrova pranoi shumë mirë topin në krah, dribloi duke hyrë në zonë, goditi, por sërish gjuajtja u ndal nga portieri dhe topi shkoi në shtyllë, nga ku u kthye te Milot Rashica, që me lehtësi shënoi për 1:0.

Kosova vazhdoi me krijimin e rasteve edhe në vazhdim të pjesës së parë, por që nuk shënuan, ndërsa Armenia pati rast ideal në fund kur goditën shtyllën.

Dardanët e filluan shumë mirë edhe pjesën e dytë, duke u treguar të rrezikshëm përpara në disa raste, me Milot Rashicen që ishte shumë afër të shënonte golin e dytë në këtë takim, ndërsa në një rast armenët evituan autogolin në çastet e fundit.

Në vazhdim të ndeshjes Franco Foda freskoi skuadrën, duke iu dhënë minuta disa futbollistëve dhe loja pësoi rënie, kryesisht me largimin e Edon Zhegrovës, pasi ishte kërcënimi i çdo minute për Armeninë.

Deri në fund të takimit më gola nuk pati dhe Kosova shënoi fitore 1:0, duke nisur suksesshëm epoka e Franco Fodës me Dardanët.

Kujtojmë se kjo është veç ndeshje e parë e tij në krye me Kosovën, ndërsa pas katër ditësh kombëtarja jonë zhvillon miqësoren e radhës, ku përballet me Hungarinë, saktësisht më 26 mars.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit