24.5 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Hoti: Nga gërmimet në Prekaz presim t’i gjejmë mbi 5 persona të zhdukur

- Advertisement -

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Andin Hoti, tha se në gërmimet e së hënës në Prekaz për persona të zhdukur me dhunë gjatë luftës, pritet të gjenden mbi pesë persona.

Hoti në emisionin “Ditari” në Tëvë1, tha se gërmimet e së hënës janë vazhdimësi e javës së kaluar, derisa shtoi se krejt rasti mund të zbardhet pasi mostrat e këtyre mbetjeve të dërgohen në Hagë, aty ku është edhe laboratori i cili kryen analizat e të gjitha mostrave dhe i krahason ato me ADN-në e mostrave të familjarëve që i kërkojnë të afërmit e tyre.

“Aktiviteti i sotëm është vazhdimësi e atij të javës së kaluar ku ka pas gjetje që potencialisht, në atë lokacion, mund të jetë të personave të zhdukur. Ndërkaq sot, sepse ai lokacion nuk është thjeshtë një varr por disa lokacione ku po gërmojmë, dhe sot Komuna e Skenderajt na ka asistuar në pastrimin e terrenit, sot kanë shkuar dhe kanë has prapë në eshtra apo mbetje mortore që potencialisht mund të jetë të personave të zhdukur. Kur flasim për numër nuk mund të dimë, ekspertët mund ta dinë afërsisht por jo në përqindje të madhe, duhet të pritet patjetër rezultati dhe krahasimi i mostrave të gjakut. Megjithatë, pritjet për këtë lokacion, sepse ne kemi shkuar në këtë lokacion me informacione në bazë të raporteve analitike që ata i krijojnë, hulumtimeve, arkivave që ata i kanë dhe që kanë funksionuar pas luftës dhe në luftë dhe bazuar në këto informata përpilohet një udhëzues nëse mund të ketë persona të zhdukur dhe bazuar në këtë që e kemi gjete, presim të jenë mbi 5 persona, nëse janë të listës prej personave të zhdukur, sepse aq po i kërkojmë në bazë të informatave që janë nga fshatrat përreth”, tha Hoti.

Ai tha se nuk dihet sa mund të zgjasë gërmimi, por shtoi se nuk do të zgjasë shumë pasi është një territor i vogël.

Ndërsa, i pyetur për miratimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur, siç është negociuar në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Hoti tha se Kosova i ka dërguar komentet e saj.

Sipas tij, komente fillestare kryesisht kishin të bëjnë me çështje teknike dhe se ka informata që të njëjtat janë pajtuar nga ndërmjetësi i dialogut, Miroislav Lajçak, megjithatë shtoi se personalisht nuk ka qenë i pranishëm në takim dhe se nuk i ka informacionet e plota.

Çështja e të zhdukurve është përmendur në nenin 6 të Marrëveshjes bazë, për të cilën Kosova dhe Serbia janë pajtuar në shkurt të këtij viti.

Aty thuhet se “palët bien dakord që ta thellojnë bashkëpunimin në të ardhmen”, në lidhje me këtë çështje.

Në pikën e katërt të Aneksit për zbatimin e saj – për të cilin Kosova dhe Serbia janë dakorduar më 18 mars në Ohër – thuhet se “palët pajtohen për të miratuar Deklaratën për Personat e Zhdukur, siç është negociuar në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, si çështje urgjente”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit