24 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Hoti i LDK-së: Është përkeqësuar struktura e buxhetit

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet projekbuxheti për vitin 2024, ka thënë se është përkeqësuar struktura e buxhetit.

Ai ka thënë se mungesa e investimeve kapitale dhe rritja e subvencioneve janë disa arsye pse nuk ka rritje reale ekonomike.

Ka ndërruar struktuara e buxhetit është përkeqësuar struktuar e buxhetit, investimet kapitale kane rënë ndërsa subvencionet janë rrit kjo është arsyeja pse nuk shohim rritje reale ekonomike.” – ka thënë ai.

Më tej, ai ka përmendur disa zotime të Qeverisë Kurti që sipas tij, duke parë këto zotime mund të analizohet buxheti.

Ai ka përmendur disa nga premtimet që Hoti thotë se nuk janë kryer.

Duhet ta analizojmë këtë buxhet në kontekst të zotimeve të kësaj qeverie. Çerdhet, banimet social, sigurimet shëndetësore, privatizimi, Fondi Sovran, Banka Zhvillimore” – ka thënë ai.

Hoti ka thënë se trendi i ekonomisë është në rënie dhe se janë ulur parashikimet për rritje, teksa ka përmendur edhe mungesen e investimeve kapitale.

1 miliard euro janë më pak të shpenzuar në ekonomi për shkak të rënies së investimeve kapitale.” – ka thënë Hoti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit