Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë me reagim pas numërimit të votave nga zgjedhjet e 7 qershorit, duke bërë thirrje që partia të rikthehet te elektorati i saj.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se nuk duhet të ketë eksperimente me LDK-në dhe se rezultati dha mesazh të qartë.
“Eksperimente me LDK-në dhe me të ardhmen e saj nuk do të ketë. Rezultati ka dhënë një mesazh të qartë: LDK duhet të rikthehet fuqishëm te elektorati i saj tradicional, te vlerat e saj dhe te vizioni që e ka ndërtuar këtë parti. Duhet të luftojmë çdo mentalitet që dobëson aleancat tona historike dhe cenon rrugën euroatlantike të Kosovës.
LDK nuk është pronë e askujt dhe nuk mund të jetë peng i interesave personale. LDK është më e madhe se secili individ, është një mision politik dhe historik”, ka shkruar ai.






