Hoti pas përfundimit të numërimit të votave: Eksperimente me LDK-në dhe me të ardhmen e saj nuk do të ketë

- Advertisement -

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë me reagim pas numërimit të votave nga zgjedhjet e 7 qershorit, duke bërë thirrje që partia të rikthehet te elektorati i saj.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se nuk duhet të ketë eksperimente me LDK-në dhe se rezultati dha mesazh të qartë.

“Eksperimente me LDK-në dhe me të ardhmen e saj nuk do të ketë. Rezultati ka dhënë një mesazh të qartë: LDK duhet të rikthehet fuqishëm te elektorati i saj tradicional, te vlerat e saj dhe te vizioni që e ka ndërtuar këtë parti. Duhet të luftojmë çdo mentalitet që dobëson aleancat tona historike dhe cenon rrugën euroatlantike të Kosovës.

LDK nuk është pronë e askujt dhe nuk mund të jetë peng i interesave personale. LDK është më e madhe se secili individ, është një mision politik dhe historik”, ka shkruar ai.

 

 

Të ngjashme

Të fundit