Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i është kundërpërgjigjur ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, pas kritikave të këtij të fundit për projektin e autobusëve elektrikë dhe tramvajve në Prishtinë.
Murati kishte deklaruar se Komuna e Prishtinës nuk ka ndjekur procedurat e parapara me Ligjin për Partneritet Publiko-Privat (PPP), duke paralajmëruar se kjo mund të rrezikojë keqpërdorim të parasë publike dhe duke kërkuar ndërhyrjen e organeve të rendit.
Në reagimin e tij në Facebook, Rama e ka quajtur Muratin “bllokues”, duke shkruar: “U lajmëru bllokuesi! Me punu s’po ja u don. Po për me blloku, çoheni edhe natën”, ndërsa ka shpërndarë edhe postimin e ministrit.






