Mërgim Lushtaku nga PDK-ja, ka deklaruar se është kundër një koalicioni të mundshëm ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Në Debat Plus, Lushtaku tha se nuk do të largohej nga PDK-ja për shkak të një vendimi të tillë, pasi beson se mund të japë kontribut brenda partisë, por theksoi se personalisht nuk e mbështet një bashkëqeverisje me LVV-në.
“Jam kundër koalicionit me LVV-në. Unë nuk jap dorëheqje prej PDK-së, sepse besoj që mundem me dhënë kontribut në parti, por jam kundër një koalicioni të tillë”, deklaroi ai.
Lushtaku kritikoi gjithashtu Vetëvendosjen, duke thënë se sipas tij kjo parti ka ndërtuar një diskurs të bazuar në përçarje dhe gjuhë të urrejtjes.






