Analistja politike, Afërdita Maliqi, ka komentuar në Rubikon të Klan Kosovës një deklaratë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti se “opozita duhet ta ndryshojë qasjen”.
Sipas saj, ky ishte një sinjal se Kurti s’do marrëveshje.
“Unë e dëgjova dje një prononcim të Albin Kurtit, ku tha se partitë opozitare duhet ta ndërrojnë qasjen rreth çështjes së presidentit. Pra, ai e dha një sinjal se nuk e ka ndërmend të bëjë ndonjë marrëveshje, por do që partive tjera t’ua imponojë atë që thotë ai”, u shpreh ajo në Klan Kosova.
Maliqi tha se “Kosova është në rrugë për zgjedhje të reja të jashtëzakonshme”.






