E la mandatin e deputetit, deklarohet Daut Haradinaj pasi u numëruan votat

- Advertisement -

Daut Haradinaj nga Aleanca ka ripërsëritur se do ta lirojë pozitën e deputetit, duke i qëndruar premtimit të dhënë më herët për t’u hapur rrugë kolegëve të tij në Kuvend.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj u shpreh krenar me kombin dhe vendin e tij, duke falënderuar qytetarët për besimin e dhënë në zgjedhjet e fundit.

“Unë jam krenar me kombin tim dhe me vendin tim. Për të gjithë ata që e duan Kosovën të zhvilluar dhe në rrugën e drejtë, ndihem i vlerësuar dhe mirënjohës për besimin që ma keni dhënë. Por mbi të gjitha, dua t’i falënderoj ata që më përzgjodhën si përfaqësues të tyre”, tha ai.

Haradinaj u shpreh se zëri i tij nuk do të jetë vetëm në foltoren e Kuvendit, por siç u shpreh, kudo që kërkohet angazhim për Kosovën.

“Zëri im nuk do të jetë vetëm në foltoren e Kuvendit. Zëri im do të jetë i pranishëm kudo ku kërkohet angazhim për Kosovën, për interesin e qytetarëve dhe për të ardhmen që e duam të gjithë. Siç kam premtuar që në fillim, do ta liroj pozitën e deputetit për t’u dhënë hapësirë kolegëve të mi. Këtë e bëj me bindjen se përgjegjësia dhe kontributi ndaj vendit nuk maten vetëm me një pozitë”.

“Përkundrazi, do të jem edhe më aktiv në mbështetje të vlerave tona kombëtare, historisë sonë dhe çdo kauze që i shërben Kosovës.Vendi im i vetëm është Kosova. Kosova e dëshmorëve dhe martirëve tanë. Kosova për të cilën është sakrifikuar shumë dhe që meriton më të mirën nga secili prej nesh. Për mua, Kosova ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë mbi të gjitha. Faleminderit për besimin”, deklaroi ai.

Të ngjashme

Të fundit