13.3 C
New York
Wednesday, February 28, 2024

Buy now

Hill: Duhet të ketë llogaridhënie për sulmin në Banjskë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se është përkrahës i madh i Ballkanit të Hapur.

Sipas tij, çështja e Ballkanit të Hapur nuk është vetëm një teori, por ka të bëjë me zgjidhje të problemeve të qytetarëve.

“Të gjithë ata që nuk kanë dëgjuar, unë jam një përkrahës shumë i madh i Ballkanit të Hapur dhe i konceptit të bashkëpunimit rajonal. Këtu në Presheve, çështja e Ballkanit të Hapur nuk është vetëm një teori, pra ka të bëjë me zgjidhje të problemeve të qytetarëve”, ka thënë ai.

Në një konferencë për media me kryetarin e komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, Hill ka folur edhe për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku ka theksuar se personat e përfshirë në këtë sulm duhet të japin llogari.

“Mendoj se ka një proces ligjor, por ne mendojmë se duhet të ketë llogaridhënie. Mund të ju siguroj se për të gjitha ngjarjet rreth Banjskës, ShBA-ja e ka pasur një qëndrim shumë të qartë”, ka deklaruar Hill.

Sa i përket Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, Hill ka thënë se ai duhet të jetë i bazuar në një model evropian.

Tutje, ai ka thënë se të dyja palët janë me fat që kanë një ndërmjetësues si të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Mendoj se jemi me fat që e kemi dikë si Lajçak që është duke u marrë me këtë proces dhe mendoj se të gjithë ne duhet të ia japim përkrahjen. Nëse unë do të mendoja se do të kishte një zgjidhje më të mirë se Asociacioni, atëherë unë do ta propozoja, por mendoj se nuk ka një zgjidhje më të mirë”, ka vijuar ai.

I pyetur rreth rregullores së fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, ai ka thënë se e mbështet plotësisht deklaratën e përbashkët të Ambasadave të vendeve të QUINT-it, ku i bëhet thirrje BQK-së që ta pezullojë vendimin.

“Nuk do t’ju befasoj se unë e përkrahi fuqishëm deklaratën e Ambasadave të vendeve të Quint-it. Kështu që dialogu është platforma ku mund të zgjidhen problemet, edhe ajo sa i përket transaksioneve. Për çështjet e të drejtave fundamentale, duhet të ketë diskutime në mes të palëve”, është shprehur Hill.

Ndryshe, ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka vizituar sot komunën e Preshevës, me ç’rast është pritur në takim kryetari i kësaj komune, Shqiprim Arifi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit