Hetuesit e IPK-së arrestuan një zyrtar policor në Gjilan  

- Advertisement -

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar sot një zyrtar policor (në Gjilan) me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “sulm“, “lëndim i lehtë trupor”dhe “kanosje”.

Hetuesit e IPK-së disa ditë më herët janë njoftuar përmes një ankese në zyrën rajonale të IPK-së në Gjilan lidhur me dyshimet se ky zyrtar policor sa ishte jashtë detyrës zyrtare kishte kryer veprime të kundërligjshme.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur më 13 gusht 2026 në rrugën “Lidhja e Prizrenit”në Gjilan zyrtari policor jashtë detyrës zyrtare ka qenë i përfshirë në një mosmarrëveshje më disa të rinj.

IPK në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan ka filluar një hetim ndaj zyrtarit të dyshuar.

Hetuesit në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore ku pas këtyre veprimeve fillestare hetimore zyrtari policor është arrestuar sot kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë kurse ndaj të njëjtit IPK ka rekomanduar edhe suspendimin.

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

Të ngjashme

Të fundit