28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Heshtja e organizatave shqiptare e papranueshme/ Reagim ndaj deklaratave të pa vërteta dhe në kundështim me vlerat tona kombëtare

- Advertisement -

Shkruan: Driton Binaj

Në nje gazetë të shtypit kroat (Novi list) kundër kandidati i deputetës tonë znj. Ermina Lekaj Prljaska, ndër të tjera paska thënë “Stvarala je razdor unutar Bošnjaka u Hrvatskoj i na račun toga se održava u Saboru. Vratit će joj se to kao bumerang“ në gjuhen shqipe ka kuptim “ Krijoi mosmarrëveshje brenda boshnjakëve në Kroaci…. do ti kthehet si bumerang”.

Kjo deklerat e tij, vërteton më së miri se ai nuk ka kursyer dhe nuk po kursen asgjë për të përmbushur delirin për pushtet.

Shtrohet pyetja, qfarë fakte ka ky njeri me këto deklerata të turpshme? Kandidati boshnjak a po pregaditet që të përdor metoda përqarëse në komunitetin tonë në Kroaci?

Kohët e fundit, po vërehen disa veprime jo të mira të disa bashkëkombasve ku vazhdimisht e ftojnë kandidatin boshnjak në aktivitetet tona, dhe jo rastësisht e ulin në ball të oxhakut duke e neglizhuar deputetën znj. Ermina Lekaj Prljaskaj. Po i bjen që nuk është e rastësishme kjo deklarat e tij, paska bashkëpunëtor në komunitetit tonë!!!

Pse heshtin udhëheqësit e organizatave shqiptare në kroaci? Ku mbeti përkrahja e tyre ndaj deputetës tonë e cila punoi ditë e natë për të mirën e të gjithëve, a duhet me ja rikujtu kreytarve e disa aktivistiëve se ku ishim dhe ku jemi sot? Pse heshtin bashkëkombast e dashur, pse e kan mar bajrakun e shikojn nga fotelja e tyre se shka ka me ndodh në zgjedhjet parlamentare?

Nëse mendojnë udhëheqësit e organizatave shqiptare që duhet të heshtin, gabim e kanë, kjo nuk i përket vetëm deputetës, domosdoshmërisht duhet të reagojnë dhe ti tregojnë kundër kandidatit se deputetja nuk është ajo që ai e përshkruan, se përqarja nuk bën pjesë në vlerat tona kombëtare.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit